Janevska: Me ndihmën evropiane avancojmë arsimimin e infermierëve dhe akushereve investojmë për t’i mbajtur në shtëpi
Projekti për avancimin e arsimimit të infermierëve dhe akushereve dhe vendosjen e sistemit për njohjen e kualifikimeve profesionale do t'u mundësojë nxënësve dhe studentëve arsim cilësor sipas standardeve evropiane, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në ngjarjen që shënoi fillimin e projektit, i cili financohet nga BE-ja dhe realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Sllovenisë, asistencës teknike të Zyrës së OBSH-së në Shkup dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë.
Profesioni shëndetësor realizohet në 20 shkolla të mesme në të gjithë vendin, ndërsa mbi
4700 nxënës nga viti i parë deri në vitin e katërt, shkollohen për infermierë. Në drejtimin
arsimor infermieri për gjinekologji-akusheri, nga viti i parë deri në të katërtin janë gjithsej
406 nxënës. Disa prej tyre vazhdojnë programet e studimit nga cikli i parë, i dytë dhe i tretë i studimeve.
“Projekti do të sigurojë avancimin e mëtejshëm të kuadrit për infermieri dhe akusheri, ndërsa ne si Qeveri dhe Ministri përkatëse synojmë që të krijojmë kushte për mbështetjen e tyre.
Vendi ynë duhet të vlerësojë në mënyrë përkatëse kontributin e tyre, përmes pagave
konkurruese dhe mundësive për rritje e avancimit profesional, në mënyrë që t'i mbajmë mes nesh theksoi Janevska. Si mjek mund të them me bindje se ata janë shtyllë e sistemit shëndetësor, pa të cilin nuk është e mundur kujdesi shëndetësor”, u shpreh Janevska.
Aspekt i rëndësishëm i Projektit është vendosja e sistemit të njohjes së kualifikimeve
profesionale, i cili do të mundësojë njohjen e diplomave të fituara.