Me datë 10.12.2024 në ora 14:30 në rrugën ,,Prohor Pçinski” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin K.V. (30) nga Tetova, duke vepruar pas kallëzimit të mëparshëm të një punonjësi të pikpagesës rrugore Tetovë, se rreth orës 12.15 e ka kanosur me një send të mprehtë në vendin e punës, por është ndaluar nga një person tjetër. Ai është ndaluar në stacionin policor, është njoftuar prokurori publik dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.