Sot (01.12.) në periudhën prej orës 00.30-03.00, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë kryer kontroll aksion në një objekt hotelierie në rrugën rajonale Tetovë-Zhelinë në dalje nga Tetova, ku janë gjetur gjithsej 17 femra, njëra prej të cilave ishte shtetase jonë dhe dhjetë shtetase të huaja me leje qëndrimi të përkohshme për të huajt. Gjatë kontrollit janë gjetur edhe gjashtë shtetas të huaja me qëndrim të parregullt në shtet – B.V.(44) nga Republika e Ukrainës, M.A.M (20) nga Republika e Rumanisë, K.A. (33) nga Republika e Ukrainës, A.N.(33) nga Republika e Ukrainës K.N. (30) nga Republika e Kazakistanit, dhe M.L.A (28) nga Republika e Francës të cilat u ndaluan në stacion policorë për procedim të mëtejshëm.