Me datë 16.12.2024 në ora 15:45 në Shkup, në zonën e Gazi Babës, zyrtarë policorë nga Njësiti për ndërhyrje policore në SVR Shkup e kanë privuar nga liria A.K (24) nga Shkupi. Gjatë ekzaminimit iu gjetën dhe iu morën më shumë se 200 pako me lëndë pluhuri të bardhë, lëndë pluhur kafe dhe lëndë të bardha me gunga dhe një peshore dixhitale me mbetje të lëndës pluhur. Më pas, me urdhër të gjykatës, zyrtarë policorë nga Njësia për tregti të paligjshme në SVR Shkup, kanë kontrolluar shtëpinë e tij, ku kanë gjetur dhe konfiskuar 37 fishekë të kalibrit të ndryshëm. Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik, me procedurë të shpejtë ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.