Më datë 21.12.2024, në DPB Gostivar personi A.A.(24) nga Çegrani ka raportuar se një ditë më parë bashkëfshatari i tij M.I. e ka kërcënuar dhe ka refuzuar të kthejë një pajisje që A.A. ia kishte dhënë për ta shërbyer. M.I. ka nxjerrë edhe një armë zjarri, por nuk e ka përdorur. Po merren masa për zbardhjen e rastit.