Këshilli Fiskal ka dorwzuar në Parlament mendimin e tij duke rekomanduar rritjen e moshës së pensionit në 67 vjeç nga viti 2026, si masë për të mbuluar vrimën në rritje buxhetore në Fondin e Sigurimeve Pensionale dhe Invalidor.
Në dokument thuhet se rritja lineare e pensioneve nga 2.500 denarë e rëndon edhe më shumë sistemin pensional, i cili gjithsesi po përballet me sfida të mëdha. Këshilli Fiskal paralajmëron se rritja e kostove të pensioneve, së bashku me një numër në rënie të punëtorëve të rinj që kontribuojnë në sistem, po e bëjnë Fondin të paqëndrueshëm në terma afatgjatë. Është e nevojshme rritja e jetës së punës dhe rritja graduale e kontributeve të sigurimeve pensionale, të cilat aktualisht janë në nivel të ulët historik”, thuhet në mendimin e Këshillit fiskal.
Sipas tyre, rritja e numrit të pensionistëve me 1500–1700 në vit, migrimi i të rinjve dhe plakja e popullsisë e ndërlikojnë më tej problemin.