Kim Kardashian është përballur me kritika të ashpra pasi postoi një video ku shihet duke kërcyer me vajzën e saj, North West, e cila është vetëm 11 vjeçe.

Në video, Kim kishte veshur një fustan të gjatë me model gjarpri, ndërsa North ishte e veshur me një këmishë të bardhë me kravatë, një xhaketë të zezë të shkurtër, një fund të shkurtër në të njëjtën ngjyrë, najlone dhe çizme të larta. Ato kërcenin me hitin festiv të Ariana Grande, Santa Tell Me. Megjithatë, shumë ndjekës u shqetësuan duke thënë se North “duket shumë më e madhe sesa mosha e saj e vërtetë”.

LEXO EDHE:
Filmat pa të cilët fundviti nuk do të kishte kuptim

“North West është vetëm 11 vjeç. Kim Kardashian tashmë ka nisur ta ‘transformojë’. Është tronditëse të shohësh këtë lloj sjelljeje, sidomos pas përpjekjeve për mbrojtjen e fëmijëve,” shkroi një përdorues në rrjetin social X.

Një tjetër komentoi: “Kjo është alarmante. Duhet të mbrojmë pafajësinë e fëmijëve”. Komentet vijuan: “Nuk është e përshtatshme që një fëmijë 11-vjeçar të veshë një fund kaq të shkurtër”, “Kush do ta mendonte se ajo është vetëm 11?”, “Një vajzë e bukur, por veshja është e papërshtatshme”, “Mos seksualizoni fëmijët tuaj. Është e trishtueshme dhe shqetësuese”, “Vajza e vogël do të bëhet si e ëma… Është e dhimbshme”, “Duket si 20 vjeçe”.

Kim Kardashian, e cila ishte e martuar me reperin Kanye West deri në vitin 2022, ka katër fëmijë: vajzat North (11 vjeçe) dhe Chicago (gjashtë vjeçe) dhe djemtë Saint (tetë vjeç) dhe Psalm (pesë vjeç).

Në një intervistë të fundit, Kim ka pranuar se ndjen lodhje të madhe dhe shpesh ndihet sikur e gjithë barra e kujdesit për fëmijët bie mbi të, pavarësisht se ka një sistem të mirë mbështetjeje.

“E ndjej sikur, pavarësisht nga ndihma që kam, në fund të fundit unë jam ajo që po i rrit katër fëmijët vetë,” tha ajo. Ajo pranoi se shpesh ndihet si një nënë e vetme, me të gjithë fëmijët e saj që flenë në shtratin e saj dhe zgjohen gjatë natës duke qarë.

Kim shtoi gjithashtu se rrallë flet për këtë temë, pasi ndjen se njerëzit do ta gjykojnë për shkak të faktit se ka mundësi financiare për të paguar dado dhe ndihmë. “Pavarësisht kësaj, barra kryesore mbetet mbi mua”, tha ajo.