Kongresi Amerikan mbështet tani dyshimet se Covid-19 doli aksidentalisht nga laboratorët e Uhanit në Kinë. Në këtë përfundim arrin një raport i miratuar të Hënën nga Dhoma e Ulët e Kongresit që kontrollohet nga republikanët.

Raporti me 520 faqe i hartuar nga nën/komisioni për krizën e Koronavirusit në Dhomën e Përfaqësuesve bazohet tek një punë 2-vjeçare gjatë pandemisë, ku u mbikëqyrën klinikat ku kuroheshin të infektuarit, puna për zbulimin e origjinës si dhe procesi i vaksinimit.

Shkencëtarët anekënd globit kanë arritur në përfundime të ndryshme për prejardhjen e COVID-19. Disa besojnë se virusi u modifikua gjenetikisht në laboratorin kinez, ndërsa të tjerë thonë se pësoi mutacion dhe infektoi disa shkencëtarë në Uhan, të cilët u sulmuan nga lakuriqët e natës në një shpellë.

Raporti nuk përzgjedh si më të mundshmen ndonjërën nga këto pista, por ka për qëllim të ndihmojë autoritetet amerikane në hartimin e strategjive parandaluese të pandemive të ngjashme në të ardhmen. Pekini e konsideroi raportin si mashtrim propagandistik nga Uashingtoni.

Tv Klan