Edhe Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti ka njoftuar për konkursin e shpallur sot nga MPB për pranimin e 600 policëve të rinj. Kjo sipas Mexhitit paraqet dëshmi për një Maqedoni të sigurt, me institucione më të fuqishme dhe profesionale.
Postimi i plotë:
📢 *MPB shpall konkurs për 600 policë të rinj – Investim në sigurinë dhe rendin shtetëror*
Qeveria e Maqedonisë së Veriut vazhdon përpjekjet për forcimin e sigurisë dhe institucioneve shtetërore. Sot, Ministria e Punëve të Brendshme shpall thirrjen publike për punësimin e 600 policëve të rinj, duke synuar përmirësimin e rendit dhe mbrojtjen e qytetarëve në çdo rajon të vendit.
✅ Ky rekrutim është dëshmi e përkushtimit tonë për një Maqedoni të sigurt, me institucione më të fuqishme dhe profesionale.
🕒 Ftojmë të gjithë të interesuarit që i plotësojnë kushtet të aplikojnë brenda 15 ditëve.
*Bashkë ndërtojmë një të ardhme më të sigurt!*