Dje, në ora 11:40 në Shkup, në rajonin e Karposhit, në mes të ditës, policia arrestoi 42-vjeçarin F.S. nga Kosova pasi u kap menjëherë pasi kishte grabitur një shtëpi.

“Gjatë kontrollit tek ai u gjetën stoli, ora dore, një kartë identiteti kroate dhe sende të tjera, ndërsa gjatë legjitimimit ai u paraqit rrejshëm si shtetas kroat. Me të u zhvillua një bisedë zyrtare, dhe sendet e konfiskuara iu kthyen të dëmtuarës. Nga Njësia për Punë të Brendshme Karposh pranë SPB Shkup është dorëzuar kallëzim penal me procedurë të shpejtë për kryerjen e veprës penale të vjedhjes së rëndë, ndërsa nga gjykatësi i procedurës paraprake iu shqiptua masa e paraburgimit për tetë ditë,” njofton MPB-ja.