Ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi se gjatë punës së tij, si kryeministër e zëvendës-ministër i financave, gjithmonë është udhëhequr nga ligjet dhe ka punuar në harmoni me procedurat. Ai deklaroi se nuk është përfshirë në punën e asnjë ndërmarrjeje ose shoqate aksionare që është në pronësi shtetërore.
Deklaratat e Kovaçevskit vijnë pasi të hënën ministri Pançe Toshkovski në një konferencë për media deklaroi se kryeministri i kaluar dhe sekretari gjeneral i Qeverisë janë në listën e personave me kallëzim penal për veprat penale që kanë ndodhur me dëmtimin e buxhetit në rastin “Lotaria”.
“Në raport me informacionet që janë publikuar, ato janë informacionet të cilat I posedoj, sepse nuk janë kontaktuar nga institucionet”, deklaroi Kovaçevski, duke shpresuar që rasti do të zbardhet në mënyrë profesionale.
Kronologji për rastin ‘Lotaria Shtetërore’
Më 18 dhjetor 2024 Ministria e Punëve të Brendshme lëshoi fletarrest ndërkombëtar për Artan Grubin dhe ish-drejtorin e ‘Lotarisë Shtetërore” Përparim Bajamin.
Më 17 dhjetor 2024 Prokuroria Themelore Publike në Shkup kërkoi fletarrestim ndërkombëtar për Artan Grubin dhe Përparim Bajramin.
Më 17 dhjetor 2024 Gjykata Themelore Penale Shkup u caktoi paraburgim prej 30 ditëve Artan Grubit dhe Përparim Bajramit.
Më 17 dhjetor 2024 Ministria e Punëve të Brendshme dorëzoi kallëzime penale në Prokurorinë Publike kundër ish-kryeministrit Dimitar Kovaçevski, ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi, ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Metodija Dimovski dhe ish-drejtorit të Lotarisë së RMV-së Përparim Bajrami dhe pesë personave të tjerë për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”, “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorimi i procedurës së shpalljes publike, dhënies së kontratës së prokurimit publik ose partneritetit publiko-privat”.