Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ndodhej në aeroportin e Sanas në momentin e sulmit izraelit.

Ai tha se “Ndërsa po ngjiteshim në avionin tonë nga Sana’a, rreth dy orë më parë, aeroporti u sulmua me bombardime ajrore”, citon bbc.

“Një anëtar i ekuipazhit të avionit tonë u plagos. Të paktën dy persona u raportuan të vdekur në aeroport”.

“Kulla e kontrollit të trafikut ajror, salloni i nisjeve vetëm disa metra larg nga vendndodhja jonë, dhe pista u dëmtuan”.