Shkruan: Florim Zeqa, 26.12.2024

I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton institucionet e pavarura të shtetit që drejton, dy herë radhazi e refuzoj ftesën e Prokurorisë së shtetit për intervistim lidhur me aferën e rezervave shtetërore!

Albini modeli më i keq i një burrshtetasi të papërgjegjëshëm

Sipas këtyre veprimeve skandaloze e kemi problem si ta quajmë ndryshe Kryeministrin e papërgjshëm dhe të pandërgjegjshëm që nuk i respekton ligjet dhe Kushtetuten e vendit të vet!

Albin Kurti, njeriu i gjithpushtetshëm që nuk i përgjigjet Prokurorisë dhe nuk e respekton fare Sistemin e Drejtësisë, shënon kulmin e papërgjegjësisë shtetërore dhe imazhin më të keq të një burrshtetasi para qytetarëve.

Kjo sjellje supremaciste e Kurtit paraqet mbivendosje ndaj drejtësisë në radhë të parë dhe mosrespektim të institucioneve të shtetit që ai drejton!

Mospërgjigja ndaj ftesës së Prokurorisë për intervistim paraqet fyerje ndaj drejtësisë, duke e parë ligjin si të vlefshëm vetëm kur i shërben interesave të tij politike, në të kundërtën nuk e njeh dhe nuk e respekton atë!

Albini modeli më i keq i një burrshtetasi të papërgjegjëshëm! Njeriu që nuk i respekton institucionet e vendit, në këtë rast Prokurorin Speciale, kurse në anën tjetër, nga mëngjesi deri në mbrëmje, thirret e çirret sesi duhet respektuar ligjet dhe drejtësia!

Albin Kurti duke e vënë vetën në vendin e gjykatësit, në vend që t’i përgjigjet ftesës së Prokurorisë Speciale, e fton atë në Zyrat e Qeverisë!

Terroriozohen qytetarët me “sulme” të reja

Për më keq se kaq, pa fije turpi i terrorizon qytetarët e vendit duke paralajmëruar sulme të reja në Veri të vendit para dhe pas Vitit të Ri, duke shkaktuar frikë dhe pasiguri totale për qytetarët që jetojnë në pjesën veriore dhe për mërgimtarët që udhëtojnë përmes territorit të shtetit serb!

E paralajmërimet e Albin Kurtit se mund të priten sulme të reja “në veçanti para dhe pas vitit të ri”, përveqse shkaktojnë frikë dhe pasiguri tek qytetarët, janë me parapavijë politike!

Për ta kuptuar më mirë dhe më qartë lexuesi atë çfarë ka thënë Kurti, po e publikojë të plotë citatin e tij: “Kësi metodash të sfidimit të sigurisë në Republikën e Kosovës, të cilat për pasojë kanë jo vetëm cenimin e dëmtimin e infrastrukturës vitale, shkaktimin e incidenteve ndëretnike të cilat Serbia i nxitë fort, pastaj shkaktimin e panikun në mesin e qytetarëve, e krejt në fund, edhe krijimin e një imazhi të një vendi jostabil pritet të ndodhin edhe në të ardhmen e afërt dhe veçmas para dhe pas vitit të ri”.

Sikur të kishim funksionim normal të shtetit ligjor, menjëherë pas paralajmërimeve për ‘sulme në Veri’, Kryeministri Kurti në mënyrë të detyrueshme do duhej të dërgohej në Prokurori, për të treguar burimin e informacioneve për sulme në veri, pse jo edhe për skenarët e përgatitur!

Në të kundërtën, do duhej gjykuar për propagandë të frikshme, shqetësim të qytetarëve (mërgimtarëve) dhe rrezikim të sigurisë kombëtare!