Kryeministri Mickoski do të marrë pjesë në konferencën “Institucionet përgjegjëse përmes rritjes së transparencës dhe komunikimit politik”
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski sot do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Instituti për Studime të Komunikimit (ISK) me temë “Institucionet përgjegjëse përmes rritjes së transparencës dhe komunikimit politik”.
Siç informojnë nga Instituti për Studime të Komunikimit, në konferencë do të hapet debat për përparimin e transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike dhe aktorëve politikë, përmes përmirësimit të standardeve të komunikimit politik.
“Transparenca e institucioneve dhe komunikimi i hapur politik janë kyçe për ndërtimin e besimit mes qytetarëve dhe pushtetit. Kur institucionet me sinqeritet dhe qartë i ndajnë informacione për vendimet dhe aktivitetet e tyre, kjo u mundëson qytetarëve të informohen, të marrin pjesë në debate dhe të ndikojnë në vendimet që i prekin”, potencojnë nga Instituti për Studime të Komunikimit.
Janë paralajmëruar fjalime të drejtoreshës sëInstitutit – Zhaneta Trajkoska, kryeministri Hristijan Mickoski dhe Daniel Filer, ushtrues detyre në Ambasadën Britanike në Shkup.
“Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet përgjegjësisë së aktorëve dhe institucioneve politike për komunikim të sinqertë dhe efektiv me publikun, veçanërisht në periudha të ndjeshme parazgjedhore dhe zgjedhore, si dhe rolit të mediave në raportimin e proceseve politike”, shtojnë nga Instituti për Studime të Komunikimit.
Konferenca organizohet në kuadër të projektit “Përdor fakte”, i mbështetur nga Ambasada Britanike në Shkup.