Ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup, gjatë ditës së djeshme kanë pastruar dy deponi të egra në komunën Gjorçe Petrov të Shkupit.
“Ndërhyrja është bërë në rrugët ‘Vasil Çakalarov’ dhe ‘Voin Drashkoviq’, ku janë ngritur dhe transportuar rreth 20 metra kub mbetje komunale të vëllimshme, të përziera dhe nga paketimi i kartonit të hedhura në mënyrë të paligjshme”, kumtoi “Higjiena Komunale – Shkup.
Njëkohësisht janë larguar edhe shtatë metra kub mbetje nga deponia e egër, e vendosur në rrugën “Xhon Kenedi” në komunën Çair në afërsi të SHFK “Vasil Glavinov”, si dhe 15 metra kub mbetje komunale ndërtimore, të përziera, sanitare dhe goma automobilistike të hedhura në sipërfaqet me bar përgjatë bulevardit Bosnja dhe Hercegovina në komunën Butel të Shkupit.