Një vajzë 15-vjeçare me frakturë të dy rruazave të mesit është duke u trajtuar në Klinikën universitare për sëmundje kirurgjike “Shën Naum i Ohrit” në Shkup për shkak të lëndimeve të shkaktuara nga sfida e re “Supermen” në rrjetin social “Tik Tok”, konfirmoi për AIM u.d. drejtori i spitalit, Nebojsha Nastov.

Gjatë fundjavës me lëndime në kyçet e dorës është pranuar një nxënës, i cili e ka pranuar këtë sfidë. Drejtori Nasev thotë se kjo sfidë mund të shkaktojë edhe pasoja të përjetshme dhe varet nga goditja gjatë rënies.

“Këtë fundjavë janë kryesisht këto dy raste të reja, edhe pse kemi pasur një qetësi gjatë javës së kaluar. Në një rast është lënduar një vajzë 13-vjeçare me fraktura të të dy nënkrahëve. Në rastin tjetër ka një dëmtim më të rëndë, një pacient 15-vjeçar është shtruar në spital me thyerje të dy vertebrave të mesit. Ajo është shtruar në spital vetëm për vëzhgim dhe do të vazhdojë me trajtim konservativ”, tha Nastov.

Në periudhën e kaluar mjekët dhe shkollat ​​apeluan që të mos praktikohet kjo sfidë. Sfida është se si një grup nxënësish e hedhin nga duart e tyre nxënësin që duhet të bie në këmbë pas kërcimit. Më shpesh, fëmijët përfundojnë me lëndime në krahë, këmbë dhe kokë.

Në fillim të muajit 11 fëmijë u lënduan dhe janë pranuar në këtë spital pas sfidës së re në rrjetin social “Tik Tok”, ndërsa dy prej tyre kanë thyer duart. Fëmijët janë të moshës 10 deri 16 vjeç dhe të gjithë janë nga Shkupi.