Bayer Leverkuseni ka marshuar drejtë raundit tjetër në Kupën e Gjermanisë, duke e mposhtur Bayern Munchenin.
Gjithçka u bë më e lehtë për skuadrën e Xabi Alonson për të fituar sonte, kur Manuel Neuer bëri një gabim, që i kushtoi me karton të kuq.
Bayerni mbeti me një lojtar më pak për pjesën e mbetur të ndeshjes, duke ia vështirësuar punët vetes.
Leverkuseni fitoi me shifrat prej 1-0, me takimin e luajtur në “Allianz Arena”.
Golin për mysafirët e shënoi Nathan Tella, kështu duke bërë që të besuarit e Alonsos të vazhdojnë rrugëtimin për të mbrojtur triumfin në Kupën e Gjermanisë.