Më shumë se 30 vite, LSDM dhe VMRO DPMNE janë në garë për të kënaqur orekset kleptomane të oligarkëve vendor. Derisa Odat Ekonomike i shkruajnë masat qeveritare, politika e këtillë do të mbetet e pandryshuar – thonë nga “Levica”.

Inflacioni rritet, fuqia blerëse ulet, pagat stagnojnë, kurse masat afatshkurtëra të Qeverisë në vend që ta amortizojnë inflacionin, në periudhë afatgjatë thelluan xhepat e oligarkëve – reagon “Levica”, duke potencuar se Inspektorati dhe shërbimet e shtetit nuk treguan karakter dhe dështuan para profiteve enorme të mafisë tregtare.

Lidhur me këto masa, “Levica” propozon:

1.Definimin e profitit të lejuar – kufizimin e profitit si dallim midis faturës hyrëse dhe çmimeve dalëse me pakicë;

2.Shfuqizimin e përkohshëm të TVSH-së për produktet themelore;

Shfuqizimin e përkohshëm të doganave – për grupe të caktuara të prodhimeve, me qëllim të uljes së harxhimeve dhe stabilizimit të çmimeve;
4.Mbështetje urgjente të prodhimtarisë vendore – përmes programeve për rritjen e konkurencës për produktet më deficitare, çmimet e të cilëve janë rritur më së shumti.

“Levica” I bën thirrje Qeverisë, sic thonë, që të mos bëhen shërbëtorë të oligarkëve dhe peng i partnerëve të tyre të biznesit dhe urgjentisht t`i zbatojë propozim-masat e “Levicës”.