Nuk thash që jam ose nuk jam, le të shohëm se si do ecë në terren, kështu u përgjigjë zv.ministri i Arsimit Lulzim Aliu , i pyetur nga Klan Maqedoni nëse do të mbështes ligjin për arsim të mesem që nëpër shkolla të mesme në vend të intonohet himni I shtetit. Ai deklaroj se po të kaloj ligji jemi të detyruar për të respektuar atë.
“Qëndrimi juaj, a do e mbështesni?
Fillimisht duhet të kaloj në leximin e dytë dhe atje i keni pergjigjet edhe nga deputetet që do të ketë amandamente për të ndryshuar dhe për të plotësuar dhe pastaj po të kaloj ligji jemi të detyruar për ta respektuar.
Domethënë edhe ju jeni për këtë ligj?
Nuk thash që jam, ose nuk jam por le të shohim që të ecë fillimisht puna në kuvend”.
Propozim-ligji i ri për Arsim të Mesëm, tani më ka kaluar në lexim të parë në Komisionin parlamentar juridiko-ligjvënës , ligjë ky i cili parashikon që gjatë shënimit të patronatit, fillimit dhe përfundimit të vitit shkollor në shkollat e mesme të intonohet himni i shtetit, sipas vendimit të themeluesit.
Ndërkaq, Ministrja e arsimit dhe shkencës, Vesna Janevska ditë më pare duke e thirrur në propozim ligjin në fjalë, tha se të gjithë që jetojnë dhe veprojnë në këtë shtet duhet t’i respektojnë simbolet kombëtare të këtij shteti.
Po ashtu, në të njejtin ligjë propozohet edhe shkrimi i orëve të mësimit në të dy gjuhet, shqip dhe maqedonisht ky ligj parasheh që në fillim dhe në fund të vitit shkollor, në përfundim të arsimit të mesem, në festën e patronazhit, si dhe në festa tjera të këndohet himni kombëtarë maqedonas. /tvklan.mk/