Ligji për arsim fillor, siç është dorëzuar për momenetin, bën diskriminimin e fëmijëve me pengesa, kthen shkollat speciale dhe stresin tek prindërit rreth qasjes tek asistentët arsimor – paralajmërojnë nga LSDM-ja.
Socialdemokratët ftojnë Ministren e Arsimit, Vesna Janevska, që ta tërheq propozimligjin, kurse thirrje I drejtohet edhe Presidentes Siljanovska, sic thonë, të kyçet dhe të luftojë për të drejtat e fëmijve me pengesa dhe të drejtës së tyre për arsim.
“Qeveria nuk e pranoi amendamentin tonë për punësimin e asistentëve arsimor për kohë të pacaktuar, me çka do të garantohej vazhdimësia dhe do të parandalohej stresi për fëmijët dhe prindërit çdo vit. Fëmijtë nuk guxojnë të ndahen në asnjë bazë. Shoqëria jonë nuk guxon të kthehet prapa. Të gjithë fëmijtë janë fëmijë tanë. Asnjë fëmijë nuk guxon të diskriminohet. Shqetëson dhe vendimi që të fshihen termet “gjini”, “baraza gjinore” dhe “identiteti gjinor” si baza diskriminuese. Kjo, jo vetëm që shtë në kundërshtim me Kushtetutën dhe obligimet ndërkombëtare të shtetit, por krijon hapësirë për dhunë dhe diskriminim, veçanërisht nëpër shkolla, të cilat duhet të jenë më të sigurta për fëmijët”, tha Daniella Nikollova – Deputete e LSDM-së.