Minsitri për punë dhe politikë sociale, Fatmir Limani sot për portalin TS ka folur në lidhje me deklaratat e ministres së Arsimit që dje deklaroi se UÇK-ja nuk është asgjë në këtë shtet.

Sipas Limanit, ministrja Janeva është nxituar dhe nuk do të kërkojnë llogari pasi është minstre, sikur ta kishte thënë kryministri do të kishin kërkuar përgjegjësi.

“Unë babain e kam dëshmor dhe historia nuk mund të fshihet. Ajo duhet të ishte e matur në këtë drejtim. UCK-ja nuk mund të fshihet si histori dhe, si anëtarë të saj, ne nuk mund ta fshijmë këtë pjesë të historisë. Është nivel ministri nëse kryeministri do të bënte një gabim të tillë, do të kërkonim përgjegjësi nga kryeministri,” – thekësoi Fatmir Limani.

Limani gjithashtu sot ka folur edhe për punësimin e familjarëve të tij pas akuzave që ia bëri ASH-ja e Selës. /TS/