Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë dhe Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e përfaqësuar nga ministri Fatmir Limani dhe ambasadorja Su Lej, nënshkruan sot Marrëveshjen për donacion.

Me Marrëveshjen, Republika e Kinës, në frymën e respektimit të përgjegjësisë sociale dhe me qëllim arritjen, avancimin dhe mbështetjen e aktiviteteve me interes publik të kryera nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, dhuron dhoma ndijore me vlerë të përgjithshme prej 1.310.000,00 denarë me TVSH, për fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara.

Nënshkrimi i Marrëveshjes së sotme është një tjetër konfirmim i mbështetjes së madhe që Republika e Kinës i jep Maqedonisë së Veriut dhe konfirmim i miqësisë së kahmotshme që dy vendet kanë ushqyer.

Të dyja palët shprehën kënaqësinë për bashkëpunimin dhe mbështetjen e deritanishme dhe u pajtuan që ai të vazhdojë edhe në të ardhmen.