Limani i përgjigjet BDI-së: Qëllim mbi qëllime mbetet prangosja e hajdutëve, ndjekja e tyre deri përtej diellit
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani i është përgjigjur reagimeve të BDI-së, në lidhje me hapjen e çerdhes në Haraçinë, përcjell TV21. Limani thotë se qëllim mbi qëllimet e tij, “mbetet prangosja e hajdutëve”.
Reagimi i Limanit:
PËRPARËSI
Qëllim mbi qëllime mbeten:
● Prangosja e hajdutëve, të cilët pasuruan familjet dhe sojin e tyre.
● Ndjekja e sorra-vistëve deri përtejë diellit, pavarsisht çmimit që duhet të paguaj.
● Ndëshkimi i bashkëpunëtorëve të tyre, të cilat janë përfshirë në kriminalitet dhe shit-blehen në çdo cikël zgjedhor.
NJËKOHËSISHT
Veprimtaria do të zhvillohet në:
● Hapjen e vendeve të punës, të cilat deri në ditën-sot janë mbi 150, vetëm nëpër Çerdhe të Fëmijëve.
● Përparësi të gjithë profesionistëve, të cilët deri dje janë kushtëzuar dhe shantazhuar në mënyra të ndryshme.
● Mbrojtja e vlerave kombëtare, të cilat deri dje janë tregtuar me vlera tender-sorave.
OPOZITËN U’A SIGUROVA.., PASON BURGU PËR TË GJITHË KRIMINELËT E SOJIT TUAJ.
*Nëpër burgje i presin të dënuarit në proceset e montuara nga ana e tyre, andaj edhe ikin si minjtë nga tërmeti…
F. B. L.