Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani sot priti në takim mbi 20 shoqata të mërgimtarëve dhe ndau mirënjohje për kontributin e tyre.
“Gjatë ditës së sotme ne kemi ftuar diku rreth 23 organizata humanitare, joqeveritare, organizata të mërgimtarëve tanë në shtete të ndryshme dhe të gjithë atyre do t’u ndajmë nga një mirënjohje, një gjest shumë i vogël, mirëpo gjest i cili tregon falënderimin tone si administrate komunale për gjithë punën që e bëjnë ata, për të gjitha investimet që po i bëjnë edhe në organizim me Bashkësitë Lokale të fshatrave përkatëse”, u shpreh Limani.
Kryetari i Gostivarit Limani theksoi se krahas mirënjohjeve, Limani kishte edhe takime me shoqatat ku i informoi mbi projektet që do të zhvillohen në vitin 2025 në vendbanimet nga ku vijnë ata.
“Krahas mirënjohjeve, ne do të kemi takim ku do t’i bisedojmë projketet e vendbanimeve përkatëse prej ku vijnë ata. Besoj se një numër i madh i projekteve që i kemi paraparë për vitin 2025, do t’i realizojmë, kurse aty ku nuk kemi mjete të mjaftueshme, do të mundohemi të krijojmë partneritete me këto shoqata, me të vetmin qëllim që projektet të cilat janë në të mire të vendbanimeve ku jetojnë banorët tone, të kenë kushte më të mira”, deklaroi Limani.