Është një hap që tregon reflektim, veçanërisht pasi të njëjtët aktorë politikë më parë e kishin bllokuar ligjin për kufizimet për të sanksionuarit.
Megjithatë, drejtësia nuk mund të ndalet këtu. Nëse me të vërtetë ka filluar një proces për t’i dhënë fund abuzimeve dhe korrupsionit, atëherë ky proces duhet të jetë gjithëpërfshirës, i paanshëm dhe i drejtë.
Shembulli më i qartë i një drejtësie të paplotë është figura e ish-zëvendëskryeministrit Koço Angjushev, i cili, ndonëse i futur në listë të zezë, vazhdon të zhvillojë bizneset e tij “më mirë se kurrë.”
Nëse institucionet janë të përkushtuara ndaj drejtësisë, atëherë edhe ai duhet të jetë pjesë e këtij procesi, sepse drejtësia selektive krijon përshtypjen e një gjuetie politike dhe supremacie etnike.
BDI kërkon një proces të barabartë dhe transparent.
Nuk duhet lejuar që kjo situatë të perceptohet si një mjet për instrumentalizim politik apo për thellimin e ndasive etnike.
Çdo abuzim me pushtetin, pavarësisht përkatësisë politike apo etnike, duhet të marrë përgjigjen e merituar nga drejtësia.
Qytetarët presin një shtet ku drejtësia trajton të gjithë njësoj. Kjo nuk është vetëm çështje llogaridhënieje – është themeli për ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe të barabartë.
BDI mbetet e palëkundur në kërkesën për drejtësi dhe barazi, duke mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.