Manchester United do të duhet të shmangë interesimin nga rivali anglez Liverpooli nëse duan ta transferojnë njërin prej objektivave të tyre kryesor në 2025.

Ruben Amorim në fakt e kishte bërë prioritet përforcimin e kësaj pozitë pas barazimit 1-1 ndaj Ipswich Town më 24 nëntor.

Milos Kerkez (Bournemouth) ishte njëri nga emrat e përmendur, ani pse duket se Liverpooli nuk do të bëjë ndonjë ofertë për mbrojtësin hungarez.

Si befasi për të gjithë, tashmë edhe Alphonso Davies është bërë pjesë e kësaj liste, me kanadezin që ka tërhequr po ashtu edhe interesimin e Real Madridit.

24-vjeçarit do t’i skadojë kontrata në fund të sezonit 2024/2025 dhe është në gjendje që të negociojë transferimin e tij me klubet e huaja që nga fillimi i janarit.

Me këtë në mendje, eksperti Christian Falk ka dhënë një përditësim sa i përket situatës aktuale të Davies, duke zbuluar se agjenti i tij mund të takohet me Liverpoolin, pasi ata kanë një mundësi për transferimin e lojtarit.

“E vërtetë, Alphonso Davies është i hapur ndaj mundësisë së largimit nga Bayern Munich. Ai nuk është 100 për qind i bindur nga Manchester United ose Real Madrid. Unë kam dëgjuar se bisedimet me Bayernin, për momentin, janë bllokuar deri në janar”.

“Agjenti i tij, Nick Househ, do të bisedojë me ndonjë klub të interesuar gjatë vitit të ri. Kur Househ të bëjë udhëtimin në Angli, Liverpooli mund të ketë një takim me të”.

“Do të ishte një klub i mirë për Davies, natyrisht, duke marrë parasysh stilin e tyre të futbollit do t’i përshtatej atij. Liverpooli, natyrisht, ka një mundësi”, ka thënë Falk.