Nën presion, Julen Lopetegui pritet të drejtojë West Ham në ndeshjen vendimtare të Premier League kundër Wolves të hënën.
E ardhmja e Lopetegui-t si trajner i “Hammers” është diskutuar nga drejtuesit e klubit pas humbjes 3-1 ndaj Leicester City të martën.
Megjithatë, disa burime kanë konfirmuar se bordi i klubit ka vendosur që Lopetegui të qëndrojë në detyrë për momentin.
BBC Sport raportoi të mërkurën se një vendim për të ardhmen e tij të menjëhershme do të merrej para fundjavës.
Burimet e klubit pranojnë se humbja ndaj Leicester-it dhe ajo ndaj Arsenal-it në shtëpi kanë zbehur optimizmin e krijuar pas fitores ndaj Newcastle më 25 nëntor. Shumë tifozë kërkojnë një ndryshim.
Megjithatë, është vendosur t’i besohet ish-trajnerit të Spanjës dhe Real Madrid për ndeshjen kundër Wolves, skuadër që gjithashtu ndodhet nën presion, me trajnerin Gary O’Neil në vështirësi pas humbjes ndaj Everton-it të mërkurën.
Një nga arsyet për këtë vendim është fakti se skuadra e Lopetegui-t luajti mirë për periudha të gjata në Leicester, por dështoi të konkretizojë shanset – me 31 goditje – dhe pësoi gola lehtësisht.
Graham Potter, ish-trajneri i Brighton dhe Chelsea, është përfolur si zëvendësues i mundshëm për West Ham.
Pas ndeshjes me Wolves, West Ham përballet me Bournemouth, Brighton dhe Southampton, dhe më pas me skuadrat e mëdha të Premier League si Liverpool dhe Manchester City.