LSDM shpreh kundërshtim të fortë ndaj njoftimeve për heqjen e politikës e cila u vendos për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve dhe për t’u siguruar më shumë kohë familjeve të tyre, nënkryetarja e LSDM-së Kostova akuzon se VMRO DPMNE refuzon ngritjen e pagës minimale dhe kështu vendi është në fund.

“Paga minimale mbetet e ngrirë, pa asnjë rritje që do të ndihmonte kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve. Paga mesatare ngec, pavarësisht rritjeve ditore të çmimeve të produkteve ushqimore bazë, energjisë elektrike dhe karburanteve”, tha Kristina Kostova, zëvendëskryetare e LSDM-së