Analisti politik Xhenur Iseni tha se ish-zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, sipas tij cilësohet si njeriu më i pushtetshëm në shtet.

“Artan Grubi është cilësohet si njeriu më I pushtetshëm në shtet, se paku ne këto 30 vite sa ekziston shteti, mirëpo poashtu është dhe njeriu me ndikim të madh në BDI, ai njihet si Alfa dhe Omega në BDI. Unë kam pritur një reagim disi më ndryshe edhe nga Ali Ahmeti për futjen e Grubit në listën e zezë, sepse vetë Grubi thonte se çdo veprim e ndërmerr ne koordimin me kryetarin Ahmeti”, tha Iseni.

Analisti Ilir Luma tha se më këto ndërhyrje ne procese gjyqësore, duhet një revolucion ne gjyqësinë e vendit e jo vetëm reforma.

“Në gjyqësor duhet revolucion jo vetëm reforma. Amerikanët me këto veprime tërhekin vërejtje ndaj Mickoskit që të ketë kujdes, sepse këto procedura do të vazhdojnë edhe më tej. DASH nuk merret me individët por me institucionet, sepse duket se diçka sikur nuk po funksionon”, tha Luma.

Analisti Valon Bela tha se Lista e zezë amerikane nuk do të mbyllet me Artan Grubin, por pjesë e saj do të jenë edhe emra nga liderët e VLEN-it. Bela the se “Qesh mirër, kush qesh i fundit”. /tvklan.mk