Manchester City i ka dhënë fund ecurisë negative prej gjashtë humbjeve e një barazimi.
“Citizens” triumfuan sonte në shtëpi ndaj Nottingham Forest me rezultat 3:0 në kuadër të javës së 14-të në Premierligë.
Bernardo Silva shënoi për 1:0 në minutën e tetë, pas asistimit nga De Bruyne.
E ky i fundit pas asistit shënoi për 2:0 në minutën e 31-të.
Jeremy Doku u përkujdes për 3:0 me gol në minutën e 57-të.
Me këtë fitore, Man City shkon në kuotën e 26 pikëve në vendin e katërt, kurse Nottingham mbetet i gjashti me 22 sosh.