Tre autobusë urbanë të linjës së ”ish-uzinës së autotraktorëve” u përfshinë nga flakët në orët e para të mëngjesit në zonën e Shkozës.

Në momentin e ngjarjes, autobusët ishin të parkuar, ndërsa dëmet janë të konsiderueshme, pasi ata janë shkrumbuar pothuajse plotësisht, transmeton klankosova.tv..

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, duke mos përjashtuar mundësinë e zjarrvënies së qëllimshme.

Sipas A2CNN, zjarri fillimisht ka shpërthyer te njëri prej autobusëve dhe më pas është përhapur te dy të tjerët që ndodheshin pranë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com