61 për qind e grave në Maqedoninë e Veriut përballen me dhunë në internet, por numri i grave që e raportojnë këtë tek autoritetet kompetente është në rënie, sipas hulumtimit të kryer nga UNDP në lidhje me dhunën në bazë gjinore në internet.

Përfaqësuesi i UNDP-së në vend thotë se kjo lloj dhune nuk guxon të anashkalohet, por për të njëjtën nuk raportohet për shkak të koordinimit të dobët të institucioneve kompetente për zbatimin e drejtësisë për këtë çështje.

“Pra, nga ato gra, nga këto 61 për qind, që përballen me dhunë gjinore në internet, 79 për qind e tyre nuk e raportojnë fare atë dhunë. Pse është kjo kështu? Kjo është për shkak të zbrazëtirave në legjislacionin tonë dhe mungesës së koordinimit ndërmjet agjencive që merren me raste të tilla dhe është me të vërtetë e rëndësishme përmirësimi i kësaj situate, prandaj ky hulumtim dhe rezultatet e tij janë shumë të rëndësishme.

Ngjarja e sotme është hapi i parë drejt përmirësimit të këtij koordinimi dhe këtyre boshllëqeve në legjislacion në bashkëpunim me qeverinë e Koresë së Jugut”, deklaroi Ana Çernishova, zëvendës përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në Maqedoninë e Veriut.