Në seancën parlamentare të caktuar për më 10 dhjetor pritet të fillojë debati për Propozim-buxhetin për vitin 2025. Sipas Rregullores së Kuvendit, shqyrtimi rreth Propozimit të buxhetit, gjegjësisht pas propozimit të plotësuar në seancën e Kuvendit, bëhet në javën e dytë të dhjetorit dhe zgjat më së shumti pesë ditë.
Propozim-buxheti do të jetë një nga pikat e rendit të ditës të seancës së 22-të, në të cilën gjithashtu duhet të votohet edhe nevoja për miratimin e Propozimit të ligjit për ekzekutimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025 (me procedurë të shkurtuar).
Në bazë të nenit 193 të Rregullores së Kuvendit, pas përfundimit të debatit të amendamenteve, Propozim-buxheti kthehet në Qeveri, e cila përgatit propozim shtesë të buxhetit. Propozimi i plotësuar i buxhetit paraqet një tekst të ri integral në të cilin Qeveria ka inkorporuar amendamentet me të cilat është pajtuar dhe ndryshimet dhe plotësimet e nevojshme në propozim-buxhetin. Për propozimin e plotësuar të buxhetit paraqitet edhe shpjegim.
Në propozimin e plotësuar të buxhetit amendamente mund të paraqesin më së voni në afat prej tre ditëve para ditës së caktuar për mbajtjen e seancës së Kuvendit, vetëm për ato pjesë që në propozimin e plotësuar të buxhetit janë ndryshuar. Amendamentet mund të parashtrohen nga çdo deputet, grup parlamentar dhe Qeveria.
Shqyrtimi rreth propozim të buxhetit, përkatësisht pas propozimit të buxhetit të plotësuar në seancën e Kuvendit, bëhet në javën e dytë të dhjetorit dhe zgjat më së shumti pesë ditë.
Ndryshe, ky do të jetë buxheti i parë që do të përpilohet nga Qeveria e Hristijan Mickoskit. Buxheti i shtetit duhet të miratohet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ku qeveria e formuar nga VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM nuk kanë problem me numrat e deputetëve.
Buxheti i Maqedonisë së Veriut për vitin 2025 fillimisht u miratua më 29 tetor në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.