Temperaturë më e ulët e mëngjesit të sotëm -2 gradë është matur në Kodrën e Diellit, ndërsa më e lartë në Gjevgjeli 8 gradë.

Siç informon DPHM, në Lazaropole janë matur -1 gradë, 0 në Hanet e Mavrovës, 1 në Krushevë, 2 në Berovë, 3 në Kriva Pallankë, Manastir dhe Dibër, 4 në Shkup-Zajçev Rid, Kumanovë, Tetovë, Pretor, Prilep dhe Ohër, 5 në Shkup-Petrovec, Vinicë dhe Demir Kapi dhe 6 në Shtip, Strumicë, Kavadar dhe Veles.

Lartësia e shtresës së borës mëngjesin e sotëm është 48 centimetra në Hanet e Mavrovës, 39 në Kodr[n e Diellit, 25 në Krushevë dhe 10 centimetra në Llazaropole.

Në 24 orët e fundit më së shumti sediment ujor prej 4 litra për metër katror ka në Prilep, 3 në Kodrën e Diellit, 2 në Krushevë, Topollçan dhe Pretor dhe 1 litër për metër katror në Manastir, Ohër, Dibër dhe Llazaropole.

Sot në orët e paradites do të ketë mjegull të dobët në disa lugina. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira, me reshje të dobëta shiu lokal, në zonat malore me borë të dobët. Gjatë orëve të natës në pjesët perëndimore në shumë vende do të ketë reshje shiu, kurse në zonat malore dhe në disa vende më të larta do të ketë borë. Temperaturat maksimale do të arrijnë nga 6 deri në 11 gradë.

Në Shkup paradite do të ketë mjegull të dobët, ndërsa gjatë ditës do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe i qetë. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 10 gradë.