Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, në emisionin “Rrjedha” të Rron Gjinovcit në Kosovë, kritikoi veprimet e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, lidhur me Ligjin për Gjuhët.
“Edhe Ali Ahmeti e ka pasur të qartë se nuk do të ndodhë asgjë ditën e mërkurë, sepse ishin prononcime publike edhe të kryeministrit dhe unë publikisht u prononcova. Veprimet e tij janë vetëm për poena politike. Duke e ditur që nuk do të ndodhë asgjë, ata nxorën tendat gjoja se për shkak të tyre nuk erdhi deri te vendimi i Gjykatës Kushtetuese për abrogimin e Ligjit për Gjuhët,” deklaroi Mexhiti.
Sipas tij, këto veprime janë të panevojshme dhe të motivuara vetëm për përfitime politike.