Zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti ka folur për ndryshimet kushtetuese. Ai tha se tetë vitet e fundit vetëm është diskutuar për këtë temë dhe nuk është bërë asgjë.

Ai theksoi se ndryshimet kushtetuese janë prioritet i VLEN-it.

“Mendoj se nuk ka shkuar vetëm viti 2024 por edhe 8 vite e kaluara duke ia bërë muhabetin. Ne nuk e përfolim përditë, por punojmë përditë dhe aq që mund ta them se është në prioritetet me të larta ose prioriteti numër 1 i VLEN-it, aq sa na takon si shqiptar se për ndryshimet duhen 80 deputetë”.

“Ne jemi faktor lehtësuese, që kontribuon që sa më shpejtë të vijmë te ndryshimet kushtetuese pasi është e vetmja alternativë për qytetarët e vendit”, tha Mexhiti.