Zv.Kryeministri i Parë, Izet Mexhiti, tha për Alsat se interpelancat e fundit të BDI-së janë një përpjekje për të diktuar diskursin politik dhe për të ruajtur pushtetin.

“BDI po mundohet në të gjitha mënyrat të paraqitet si faktor relevant dhe të diktojë kursin politik në vend. Por, sa më shumë që mundohen ata, aq më e qartë është se qëllimi dhe interesi i tyre është vetëm pushteti dhe kolltukët qeveritar,” deklaroi Mexhiti.

Ai theksoi se koalicioni i ri politik shqiptar përfaqëson shqiptarët në Qeveri, ndërsa BDI tani është parti opozitare pas 22 vitesh.

“E di, nuk është kollaj të pranohet fakti se e kemi thyer mitin se BDI do të jetë përjetësisht në pushtet, por kjo është politika – kur mendon së ke fituar më së shumti, në fakt ke humbur më së shumti,” tha Mexhiti.