ZV/kryeministri i parë Izet Mexhiti ka ndarë një lajm të madh për të rinjtë dhe studentët. Sipas Mexhitit çdo student do të ketë vauçerë prej 250 euro për të blerë telefon, kompjuter ose tablet, përcjell TS.

“Investim tek të rinjtë, investim për të ardhmen!
✅ Vauçerë prej 250 eurosh për blerjen e pajisjeve elektronike – telefon, kompjuter apo tablet – për çdo student.
✅ 10 milionë euro mbështetje për të rinjtë deri në moshën 29 vjeç, të dedikuara për nisjen e bizneseve të reja. Çdo biznes mund të përfitojë deri në 30.000 euro financim.
Këto mjete janë siguruar në Buxhetin e vitit 2025, kështu duke dëshmuar përkushtimin e Qeverisë për të krijuar kushte më të mira për arsim cilësor dhe për të mbështetur të rinjtë në realizimin e ideve të tyre.
Të rinjtë dhe studentët janë partnerë të rëndësishëm në ndërtimin e një të ardhme të sigurt, andaj kemi obligim t’i mbështesim!
Dhe ky është vetëm fillimi!” ka shkruar Mexhiti.