Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti i pyetur mbi degradimin eventual të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare nga ana e BDI-së, deklaroi se askush nuk mund ta ketë monopolin e UÇK-së pasi që ata vazhdojnë të mbeten pjesa më e lavdishme e historisë së shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

“Ushtria Çlirimtare Kombëtare është pjesa më e lavdishme e historisë së shqiptarëve të Maqedonisë. Ata janë vlerë kombëtare dhe këtu nuk e ka askush monopolin mbi këtë vlerë pamarrëparasysh këtu kush ka pas hise më shumë apo më pak”, deklaroi Mexhiti në intervistën e fundvitit për emisionin “Programi 200” të Alsat-M.