Mickoski: Është vënë gurthemeli për ndërtimin e fabrikës për bateri elektronike të veturave në ZZHTI Kërçovë
„Faleminerit që ju media jeni gjithmonë me ne në evente kaq të bukura. Sot këtu fillon një investim i bukur për këtë pjesë të Maqedonisë, në Kërçovë. Siç tha drejtori ekzekutiv, presim që numri maksimal i punonjësve në një moment të jetë 600, pse jo më shumë.
Eksporti të jetë deri në gjysmë miliardë euro, presim që ajo të rritet në 6 deri në 7 vjet. Në fillim do të jetë normale rreth 50 milionë, do të rritet. Këto janë vetëm prova se mund të bëhet shumë bashkë, së bashku me drejtorin e TIRZ-it, Goce dhe investitori bënë shumë që ky projekt më në fund të jetësohet, kaloi edhe në mbledhjen e Qeverisë.
E gjithë kjo duhet të punohet së bashku për të arritur gjendjen në të cilën jemi sot. Unë jam i bindur që investitori nuk do të ndalet këtu, se pas këtij investimi do të pasojë një tjetër, vazhdim i ciklit të investimit, një tjetër etj.
Gjithashtu do të shpallen edhe investime të tjera në periudhën në vijim. Ju e dini që ne presim ta përmbyllim këtë vit me një numër rekord investimesh të huaja, me vlerë mbi 1 miliard euro, që do të na bëjnë më të mirët për kokë banori në Ballkan. Dhe po kthehemi sërish, por sigurisht në hartën e investitorëve, edhe pse do të thosha se ishim të harruar prej 7 vitesh.
Edhe një herë do ta përsëris qëndrimin e kësaj Qeverie, se kjo Qeveri ka për qëllim të përmirësojë standardin e qytetarëve, të hapë vende të reja pune dhe në këtë mënyrë t’i mbajë të rinjtë këtu, këtu në Maqedoni, që të mos kemi shpërngulje, siç ishte praktikë në të kaluarën.