Mickoski: Gjatë 6 muajve të fundit si Qeveri kemi treguar se mund të funksionohet ndryshe, transparenca dhe llogaridhënia janë prioriteti ynë
Jemi këtu për të treguar se si Qeveri, transparenca dhe llogaridhënia janë prioriteti ynë dhe në këtë mënyrë do të vazhdojmë të funksionojmë.
Natyrisht, tashmë prej gjashtë muajsh si Qeveri funksionojmë dhe gjithmonë përpiqemi të jemi sa më transparentë. Unë gjithmonë përpiqem t’i përgjigjem të gjitha pyetjeve, nuk ka pyetje të dëshiruara apo të padëshiruara, gjithmonë kur më kanë pyetur, nuk kam shmangur asnjë temë. Sigurisht që ka hapësirë të përmirësohemi, gjithmonë ka mundësi të jemi më të mirë.
Por, vlerësoj se deri më tani kemi treguar një cilësi më ndryshe, se për ne nuk ka pyetje të tilla apo të atilla, as media të tilla apo të atilla, si Qeveri, përpiqemi të japim përgjigje për çdo pyetje dhe për çdo media që na kontakton.
Prandaj, edhe një herë dua të përsëris, me praninë tonë këtu, vetëm mbështesim të gjitha ato që zëvendës ambasadori i përmendi, por edhe ato që unë sapo i theksova.