Është gjetur zgjidhje për blerjen e orizit!

Pas takimeve intensive të cilat i patëm së bashku me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, gjatë kësaj periudhe është gjetur zgjidhje për blerjen e orizit për prodhuesit.

U miratua vendim për mbështje shtesë të blerjes me nga 6.000 denarë për 1.000 kilogramë oriz të blerë të destinuar për eksport. Përveç kësaj, prodhuesit e orizit do të marrin subvencione prej 18.000 denarë për hektar për vitin aktual 2024.

Kjo është një mbështetje konkrete dhe shumë e mirëseardhur për bujqit. Në këtë mënyrë, i zgjidhim problemet dhe luftojmë për një standard më të mirë për të gjithë!

Linku nga statusi në Facebook faqen e Kryetarit të Qeverisë, Hristijan Mickoski:

https://www.facebook.com/share/p/fpkiRrbZFP8jfNPk/