Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske se kur fillon aksioni për shportën e fundvitit, e cila u paralajmërua para dhjetë ditësh në konferencë për shtyp në Qeveri, sqaroi se aksioni fillon më 15 dhjetor dhe se numri i produkteve është rritur në më shumë se 800 produkte.

„Po, më lejoni të them me kënaqësi të madhe se kompanitë, tregtarët, prodhuesit dhe distributorët e kanë rritur numrin e produkteve dhe tani është më shumë se 800, nuk është më 600. Të gjitha këto produkte do të jenë të shënuara dhe për këtë do të kujdeset Inspektorati Shtetëror i Tregut, i cili do të ndjekë vazhdimisht funksionimin e marketeve dhe pres që me të vërtetë të jetë si ta them, buxheti familjar të jetë i mbrojtur me uljen e çmimeve të këtyre produkteve.

Sa i përket fillimit të aksionit, ai nis më 15 dhjetor, që është pas dy ditësh – sot është data 13. Pas dy ditësh fillon ky aksion dhe pres efekte pozitive dhe natyrisht pres që për festat e fundvitit shporta e konsumatorëve të jetë më e pasur me më pak shpenzime. Dhe ky është qëllimi dhe detyra jonë si Qeveri, ta mundësojmë këtë“,deklaroi kryeministri Mickoski.