Kryeministri Mickoski paralajmëroi se të martëm do të udhëtojë për në Bruksel, kurse kthehet të enjten.

Sipas tij, mesazhet që vijnë nga Brukseli nuk janë të qarta, duke shtuar se Maqedonia e Veriut ka bërë shumë më tepër sikurse asnjë vend në BE, për të nisur negociatat me BE.

“Ne do të vazhdojmë të promovojmë vlera evropiane, do t`i bëjmë detyrat e shtëpisë. Nëse janë të gatshëm të gjejmë zgjidhje konstruktive dhe ta vazhdojmë rrugën – në rregull, në çdo kohë jemi të gatshëm pozitivisht t`i përgjigjemi kësaj kërkese, në të kundërtën mund të konkludoj se ne si shtet, Ballkani, fatkeqësisht, nuk jemi në fokusin e e kësaj administrate të Brukselit”, tha Mickoski.

Mickoski ka potencuar se vendi ynë tërësisht e ka të harmonizuar politikën e jashtme dhe të mbrojtjes me BE-në duke rikujtuar se Ministri I Jashtëm, Timço Mucunski, këtë e ka nënshkruar me përfaqësuesin e lartë të BE-së, I cili tani nuk është në administratën e re.

Mickoskit, duke rikujtuar veton Bullgare, më herët edhe të Greqisë, potencoi se në politikën e BE-së, precedenca bëhet praktikë.

“Reformat i bëjmë konform rekomandimit të monitorimit të Evropës dhe kështu do të vazhdojmë. Ne nuk jemi në rrezik, jemi nën ombrellën e BE-së dhe pasi atje në Bruksel ka politikanë që vendosën të jenë peng të politikanëve që ende mendojnë sikurse në mesjetë, në vend që të shohin drejt shekullit 21 dhe 22, ne nuk e kemi ndërmend të bëjmë lëshime derisa jemi në Qeveri. Nëse gjejnë ndonjë qeveri tjetër, atëherë le ta sjellin dhe le të bëjnë” , tha Mickoski.

Ndërkaq, gjatë një interviste për portalin “Faktor”, Kryeministri Mickoski u shpreh i gatshëm për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, por kishte një mesazh.

Sipas tij, miratimi I amendamenteve kushtetuese duhet të shërbejë vetëm për hapjen e procesit të negociatave me BE-në dhe të dihet se kur përfundon procesi.