“Qeveria ka legjitimitet prej më shumë se 600 mijë qytetarë të cilët më 8 maj e dhanë votën e tyre. Kjo është ndoshta një nga Qeveritë e rralla e cila ka afër 80, ndoshta edhe më shumë se 80 deputetë mbështetje në Kuvend. Po, është e saktë, kjo Qeveri është pa Bashkimin Demokratik për Integrim dhe ne këtë e kemi thënë dhe kur ne flisnim për këtë treguam edhe arsyet pse kjo është kështu,” theksoi Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot në përgjigje të pyetjes gazetareske lidhur me konstatimin e partisë opozitare BDI, prej ku theksuan se Qeveria nuk ka legjitimitet etnik.

Ndër të tjera, kryeministri deklaroi se mesazhet e tilla politike, pavarësisht nga përkatësia etnike, populli i mençur i refuzon. Edhe pse nga BDI-ja opozitare vazhdojnë të përçajnë popullin, në vend që të kërkojnë falje dhe të kërkojnë që të kthehen të arratisurit nga drejtësia.

“Shoh se nga atje ende sikur nuk e kanë mësuar leksionin. Në mungesë të çfarëdo ideje tjetër që do të nënkuptonte një jetë më të mirë për qytetarët, ata përpiqen t’i polarizojnë qytetarët dhe mendojnë se një politikë e tillë u sjell rezultate. Unë mendoj se e gjithë kjo është e gabuar dhe kjo shihet, në matjet e opinionit publik. Por mirë, nëse ata mendojnë se kështu duhet të vazhdojnë të punojnë, le të punojnë, është puna e tyre. Në vend që të kërkojnë falje dhe të kërkojnë që i arratisuri nga drejtësia, përkatësisht të arratisurit nga drejtësia, të kthehen, ata vazhdojnë ende të përçajnë popullin. Por populli është i mençur, pavarësisht nga përkatësia etnike, populli është i mençur dhe këto mesazhe politike nga opozita i refuzon dhe kjo është mirë, dhe kështu do të vazhdojë edhe në të ardhmen,” shpjegoi kryeministri Mickoski.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume