Një ministër Azerbajxhan ka sugjeruar se aeroplani i pasagjerëve që u rrëzua këtë javë u godit nga një armë, duke cituar analizat e ekspertëve dhe provat e të mbijetuarve.
Rrëzimi i aeroplanit të linjës ajrore, Azerbajxhan Airlines shkaktoi vdekjen e 38 personave dhe la të lënduar 29 të tjerë, shkruan skynews.
Rashad Nabijev, ministër i Zhvillimit Digjital dhe Transportit, tha për mediat lokale se “konkluzionet paraprake nga ekspertët” dhe dëshmitë e dëshmitarëve treguan se aeroplani ishte goditur nga jashtë.
“Lloji i armës së përdorur në goditje do të përcaktohet gjatë hetimeve”, shtoi Nabiyev.
Ndërkohë, dy zyrtarë ushtarakë amerikanë i kanë thënë NBC News se zyrtarët e inteligjencës të SHBA-së mendojnë se rusët mund ta kenë identifikuar gabimisht aeroplanin dhe e kanë rrëzuar atë.
Inteligjenca sugjeron se forcat ruse besonin se ishte një dron dhe angazhuan mbrojtjen e tyre ajrore.