Mjekët kanë thënë se mbi 50 njerëz janë vrarë në sulmet ajrore dhe tokësore izraelite në të gjithë Rripin e Gazës gjatë ditës së djeshme.
Ata thanë se në mesin e personave të vrarë kishte edhe fëmijë, raporton BBC.
Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi tha se numri i palestinezëve të vrarë në Gaza gjatë luftës 14-mujore midis Izraelit dhe Hamasit ka shkuar mbi 45 mijë.
Kjo ministri raportoi në tetor se 29 mijë e 980 fëmijë, gra dhe të moshuar ishin në mesin e viktimave të identifikuara, shifra këto të cilat shpesh kontestohen nga qeveria izraelite.
Ndërkaq, shumë nga të vrarët të dielën ishin në një shkollë të drejtuar nga OKB-ja, që përdorej si strehë për familjet e zhvendosura në qytetin jugor të Khan Younis.