Ditën e sotme, deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi, është paraqitur sërish në Prokurorinë e Posaçme.

Ndaj saj është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”. Ajo ka mbërritur e vetme në SPAK, ndërsa në duar mbante disa dokumente.

Përpara se të futej në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Kryemadhi bëri edhe batuta me gazetarët.

“Na e morët shpirtin”, u drejtohet Monika Kryemadhi, ndërsa shtoi: “S’na latë rehat me marr frymë”.