Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) mbrëmë ka realizuar një operacion të suksesshëm dhe ka shkatërruar një grup terrorist që vepronte në rajonin Strugë-Gostivar, njofton MPB për TV21.

Siç thuhet nga policia, grupi ka qenë aktiv në territorin e këtyre dy komunave.

Policia arrestoi disa persona, të cilët dyshohen për aktivitet terrorist dhe pas aksionit pritet një njoftim zyrtar me detaje të operacionit.