“Mund të luaj edhe për katër vjet në këto nivele”, Van Dijk i dashuruar me Liverpoolin: E dua këtë klub!
Kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk u paraqit në një intervistë për “Times Sport” dhe foli për dashurinë e madhe që ka për “The Reds”.
Futbollisti i Holandës tha se Liverpoolin e do shumë dhe se e sheh vetën në “Anfield” edhe për tri/katër vjet, shkruan Indeksonline
“E dua këtë klub, i dua tifozët, ata më duan mua.
“Sipas meje, unë mund të luaj edhe për tri apo katër vjet në këto nivele të larta.
“Do shohim se çfarë na sjellë e ardhmja”, u përgjigj Van Dijk.
Van Dijk është 33-vjeçar dhe gjatë këtij gjysmë-sezoni me Liverpoolin ka shënuar një gol dhe ka bërë një asist në 16 ndeshje në Premier League./Indeksonline